Ukraina e sulmoi për herë të tretë këtë javë Urën e Krimesë

Ukraina ka kryer sulmin e tretë këtë javë ndaj Urës së Krimesë, deklaroi Sergej Aksjonov, kreu i rajonit të emëruar nga Moska. Ai konfirmoi se qarkullimi është ndërprerë përkohësisht dhe se dëmet janë duke u vlerësuar, raporton Reuters.

Kjo urë me rëndësi strategjike ishte goditur dy herë edhe më herët gjatë kësaj jave, duke pësuar dëme të mëdha. Dronët dhe raketat ukrainase atëherë shkatërruan pjesën qendrore të segmentit rrugor të urës, ndërsa harku kryesor u shemb në det.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se sulmi ishte kulmi i një operacioni me shtatë faza, të zhvilluar dhe koordinuar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Në operacion u përfshinë 11 sisteme të ndryshme armësh, përfshirë raketat e prodhimit ukrainas “Flamingo” dhe “Neptun”.

Sulmi i fundit ndodhi në prag të takimit të Vladimir Putinit me Donald Trumpin dhe Xi Jinpingun në Kinë.

Lufta në UkrainëRusiaUkraina