U promovua vegla për raportim të ngacmimeve online ndaj grave në media në RMV

Gazetaret dhe gratë në media nga tani drejtpërdrejt me disa klimike mund të raortojnë ngacmim online me punën e tyre. Rrjeti i Grave në Media “E Barabartë” dhe Sindikati i Pavarur i Gazetarëve në Maqedoni (SPGM) sot e promovuan veglën për ngacmim online ndaj grave në media me të cilën mundësohet adresim më i lehtë dhe më i shpejtë i këtij problemi, njofton Portalb.mk.

Veglën e promovoi përfaqësuesja e “E Barabartë” Marija Mitevska, e cila tha se ngacmimi online ndaj gazetarëve dhe grave në media është në rritje viteve të fundit dhe se paraqet problem serioz për raportim të tyre më të lirshëm dhe të pavarur pa presione.

“Qëllimi nuk është vetëm të kemi më shumë raportime, por edhe mbrojtje më të mirë, kuptim më të mirë të problemit dhe mjedisit në të cilin gazetarët munden lirshëm dhe sigurt që ta realizojnë punën e tyre. Raportimi është vetëm hapi i parë, ndërsa në bazë të saj pastaj do të krijohen edhe politika dhe mekanizma për ballafaqim me ngacmimin online ndaj grave në medi”, tha Mitevska.

Nga Rrjeti i Grave në Media “E Barabartë” i inkurajojnë të gjithë gratë në media që të raportojnë çdo lloj ngacmimi në hapësirën online lidhur me punën e tyre, sepse vetëm kështu do të mund t’i përgjigjet në mënyrë adekuate siç duhet këtij trendi negativ.

Vegla për raportim është qasëse në ueb-faqen e “E Barabartë” (https://ssnm.org.mk/ednakva) dhe në Sindikatin e Pavarur të Gazetarëve në Maqedoni (www.ssnm.org.mk) dhe mundëson raportim të shpejtë dhe efikas për të gjithë llojet e ngacmimeve.

Vegla është përpunuar në kuadër të projektit “Vegël digjitale për raportim të ngacmimit të grave në media”, implementuar nga Rrjeti i Grave në Media “E Barabartë”, ndërsa i mbështetur nga Fondacioni Metamorfozis, Digital Democracy Initiative, CIVICUS dhe Techsoup.

Dhuna ndaj graveGazetarë - Gazetari - MediaSindikata e Pavarur e Gazetarëve Maqedoni (SPGM)