Dje (7 korrik) efektivët e Policisë së SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin R.R. (20) nga Tetova, nën dyshimin se po shantazhonte një të vajzë të mitur nga zona e Tetovës, transmeton Portalb.mk.
Konkretisht, rreth orës 12:00, ai në SPB Tetovë është denoncuar nga një grua 45-vjeçare dhe vajza e saj e mitur nga një fshat i zonës së Tetovës për shantazh ndaj të miturës, me të cilën kishte qenë në një lidhje dashurie gjatë tre viteve të mëparshme.
“Kurse gjatë vitit 2025, ai i kishte kërkuar të miturës disa herë para që të mos publikonte fotot e saj me përmbajtje eksplicite në rrjetet sociale. Denoncuesja i kishte dhënë në dy raste një shumë parash prej gjithsej 800 euro, por ai kishte vazhduar me shantazhin”, informoi SPB Tetovë.
R.R. është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 259 paragrafi 1 i Kodit Penal të RMV-së.