U mbajt aktiviteti letrar “Kosovë m’a gëzofsh Pavarësinë”

Me moton “Tetova feston Pavarësinë” mbrëmë u mbajt manifestimi letrar “Ora e Pavarësisë” si dhe u bë promovimi i librave me poezi të autorit Hasan Elshani, “Çelësi i portës ” dhe “Gjarpëri nën gur”. Ngjarja u organizua për nder të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurtit nga poetja Sadije Aliti, njofton Portalb.mk.

Në këtë manifestim kulturor me moton “Kosovë m’a gëzofsh Pavarësinë” u mbajtën dhe një sërë aktivitetesh si tjera: valle popullore, pika muzikore në kitarë, njofton poetja Sadije Aliti.

Me vargjet e tyre poetike u paraqitën 17 pjesmarrës duke sjellë para audiencës poezi kushtuar pavarësis së Kosovës,

Pjesë e kësaj ngjarje kulturore ishin poetë nga Shoqa e Shkrimtarëve “Oeneum” Tetovë, Shoqata “ABC-poetike” Shkup, poetë nga Kosova, Shqipëria, Sllovenia dhe Maqedonia.

Kultura shqiptareKulturë lajmePavarësia e Kosovës