U larguan mbi dy mijë granata dhe bomba dore nga Lufta e Parë Botërore në Manastir

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka bërë të ditur se ka përfunduar nxjerrja nga toka dhe largimi i sigurt i 2.262 granatave të pushkës dhe bombave të dorës të pashpërthyera nga Lufta e Parë Botërore, transmeton Portalb.mk.

Ato u gjetën pranë Tumbe Kafes në Manastir, rreth 200 metra në vijë ajrore nga shtëpitë e fundit të qytetit.

Mjetet shpërthyese peshojnë gjithsej rreth 1,1 ton dhe përmbajnë afërsisht 135 kilogramë eksploziv.

“Piroteknikët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim gjatë ditëve të fundit e çuan numrin në 2.262 granata pushke dhe bomba dore të pashpërthyera”, tha Stojançe Angellov.

Kujtojmë se në të njëjtin vend ishin gjetur edhe mjete të tjera shpërthyese të pashpërthyera. Kështu, numri i përgjithshëm për këtë vit ka kaluar mbi 4.000 bomba.

BombëDrejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim RMVLufta e Parë Botërore (LPB)