Mëngjesin e sotëm është gjetur 82 vjeçari Nazim Baftiri nga Zajazi i Kërçovës i cili u raportua si i humbur para dy ditëve, transmeton Portalb.mk.
Ai u gjet nga dy qytetarët Arlind Abazi dhe Sulejman Fejza nga fshati Jagoll.
“Vetura e tij u gjet në fshatin Drogomisht i Madh, ndërsa Nazimi u gjet afër zabelit të Xhafkut, te përrenjtë e Bukujqanit. I humburi në fillim ka shfaqur shenja agresiviteti dhe frike, pastaj është qetësuar dhe ka kërkuar ujë. Ai u gjet në orën 5:50 minuta”, informuan familjarët.
Familja paraprakisht kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, pasi ai vuante nga demenca.
Ndryshe, Nazim Baftiri është babai i gazetares që vepron në SHBA, Advije Baftiri (e njohur si Vicky).