U arrestua një 17-vjeçar nga Shkupi, kreu marrëdhënie intime me një 15-vjeçare dhe i kërkoi t’i dërgonte fotografi eksplicite

Një 17-vjeçar nga Shkupi është ndaluar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, transmeton Portalb.mk.

Rasti në polici dje e ka denoncuar nëna e vajzës. Sipas denoncimit, 17-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 15-vjeçare, ndërsa më pas e ka përndjekur dhe i ka kërkuar t’i dërgonte fotografi dhe video eksplicite.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës“, njoftuan nga MPB-ja.

ArrestimMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)