Fundjava e vazhduar festive solli turma në pikat kufitare për hyrje dhe dalje nga shteti. Këtë e konfirmojnë edhe kamerat e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, të cilat tregojnë një frekuencë të shtuar të automjeteve. Kjo është veçanërisht vërehet në pikën kufitare “Bogorodicë” me Greqinë, ku mund të pritet edhe deri në një orë, njofton Portalb.mk.
Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) kumtuan se frekuencë më e madhe e automjeteve është vërejtur në pikat kufitare “Tabanoc” për hyrje në shtet dhe në “Bogorodicë” për dalje, ku pritet prej gjysmë deri në një orë.
Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Apelohet shoferët ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, ta respektojnë sinjalizimin në komunikacion dhe të ngasin automjetet me kujdes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.
Paralajmërim i tillë vlen për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.