Trupi i pajetë i njeriut u vërejt në Vardar, po lëviz drejt Negotinës

Trup i pajetë i njeriut është vërejtur në lumin Vardar afër fshatit Uanci të Komunës së Gradsko, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QMK) në Veles, transmeton 360 Gradë.

Policia e SPB Veles ka tentuar ta gjejë trupin në disa pika, por pa sukses dhe për shkak të nivelit të lartë të ujit të lumit Vardar, trupi i pajetë është duke lëvizur në drejtim të Negotinës.

Për këtë është njoftuar Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe vetëqeverisja lokale, njoftuan nga QMK Veles.

Aksident trafiku rrugor (veturë motor biçikletë bus)Lumi VardarQendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMVSPB VelesVdekje
Comments (0)
Add Comment