Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump ka konfirmuar se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë të premten për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet e rralla dhe për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta, ka raportuar “CNN”, transmeton Koha.net.
“Jemi duke bërë shumë mirë me Rusinë dhe Ukrainën, presidenti Zelensky do të vijë të premten, është e konfirmuar tani, dhe do të nënshkruajmë marrëveshjen”, ka deklaruar Trumpi.
“Kemi qenë në gjendje të bëjmë një marrëveshje ku ne do të rimarrim paratë tona dhe do të marrim shumë para në të ardhmen, mendoj se kjo është e përshtatshme”, ka shtuar ai.
Trumpi ka deklaruar se administrata e tij është “e lumtur” për marrëveshjen, e cila mund t’i garantoj SHBA-së qasje në mineralet e rralla të Ukrainës si pjesë e negociatave më të gjera për të ndaluar pushtimin rus, si dhe përfshirjen e SHBA-së në financimin e rindërtimit të Ukrainës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin “do të duhet të bëjë lëshime” në negociatat për të përfunduar luftën në Ukrainë, ka raportuar “CNN”. Por ai ka mohuar të tregojë se çfarë lëshimesh do të jenë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka refuzuar të deklarohet të mërkurën nëse administrata e tij do të parandalonte Kinën që të marrë Tajvanin me forcë. Ai iu ka thënë raportueseve gjatë takimit të kabinetit të tij se “unë nuk komentoj kurrë mbi atë – unë nuk komentoj në asgjë, sepse nuk dua ta vendos veten në atë pozicion”.