Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë informoi se në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lubjanë është dorëzuar njoftim zyrtar nga policia sllovene për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur më 27 gusht 2026, në autostradën A1, në afërsi të Unecit, transmeton Portalb.mk.
Në aksident kanë humbur jetën tre persona – një person i rritur dhe dy të mitur, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet janë lënduar dhe edhe ata janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Rastin po e trajtojnë organet kompetente policore në Koper.
“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lubjanë është në komunikim me institucionet përkatëse sllovene dhe po ndjek zhvillimin e mëtejshëm të procedurës”, thonë nga MPJ.