Është hapur thirrja për Hakatonin për Zgjidhje të Gjelbra në të cilin mund të marrin pjesë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, studentët si dhe themeluesit apo të punësuarit në start-upe. Hakatoni do të mbahet në datat 15-16 shtator në Tetovë ndërsa për ekipet më të mira ofrohen mundësi të shumta si mundësia për të marrë një investim prej 40 mijë euro, transmeton Portalb.mk.
Qëllimi i hakatonit është t’u mundësojë të rinjve të fitojnë aftësi të reja përmes sesioneve dhe punëtorive mentoruese dhe të shkëmbejnë përvoja në fushën e zgjidhjeve të qëndrueshme, inovative dhe të gjelbërta të biznesit.
Përveç kësaj, hakatoni do të ofrojë mundësi për të rinjtë që të marrin fonde për realizimin e “idesë së tyre të gjelbër”.
Idetë e gjelbra të renditura më të larta do t’u jepet mundësia të konkurrojnë për një nga këto shpërblime.
- Ekipi i vendit të parë do të marrë shpërblim prej 30.000 denarë.
- 3 skuadrat e renditura më mirë do të marrin pjesë në takimin e ardhshëm të Investimeve për zgjidhjet e gjelbra me financues potencialë në vend dhe rajon të organizuar nga GIZ.
- Ekipet e renditura më lartë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në trajnime të specializuara për: Operacione të qëndrueshme korporative dhe Zhvillimin e një biznes plani të organizuar në bashkëpunim me ProCredit Bank.
- Ekipet e renditura më lartë do të ftohen në Master Class – From Idea to Startup dhe Workshop on Idea Screening me themeluesen e Networker, Sanja Mitrovska.
- Ekipet e renditura më mirë do të ftohen të marrin pjesë në thirrjen 700 Accelerator dhe do të kenë mundësi të marrin një investim deri në 40,000 €.
- Nxënësit e shkollave të mesme që do të marrin pjesë në hakaton do të ftohen të marrin pjesë aktive në punëtorinë e specializuar arsimore mbi modelet e biznesit të gjelbër të organizuar nga Instituti Alternativa Liberale (LAI).
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë KËTU.
Hakatoni organizohet nga SEEUTechPark dhe Instituti Alternativa Liberale (LAI) me mbështetjen e GIZ, SENECA Green, dhe aktivitetit të USAID-it rinia aktivisht krijon mundësi.