Tensione në Nju Jork: Presidenti austriak Van der Bellen akuzoi Izraelin për krime lufte

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen kritikoi ashpër Izraelin gjatë vizitës së tij në Nju Jork, duke e akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës. Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar reagoi ashpër, duke shkaktuar kritika nga zyrtarë diplomatikë izraelitë në Jerusalem, të cilët shprehën shqetësim për ashpërsinë e reagimit të tij, raporton transmetuesi publik austriak.

Kriza mes Izraelit dhe Austrisë shpërtheu pasi Van der Bellen mbajti një konferencë të përbashkët për media në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, së bashku me kancelarin Christian Stocker dhe ministren e Jashtme Beate Meinl-Reisinger.

Gjatë konferencës për media, Van der Bellen tha se “vendbanimet e paligjshme në territoret e Bregut Perëndimor janë zgjeruar me shpejtësi dhe kjo është dhunë ndaj popullsisë palestineze atje”.

Presidenti austriak më tej tha se këto janë veprime që “hyjnë në përkufizimin e krimeve të luftës”.

AustriaIzraeliKrime lufte