Qytetarët e Maqedonisë ë Veriut deri në mesin e javës së ardhshme pritet të kthehen nga vendet e Lindjes së Mesme në Shkup. Ky proces pritet të fillojë të dielën. Detajet e organizimit do të përcaktohen së bashku me kompanitë, transmeton Portalb.mk.
“Padite janë nënshkruar marrëveshje me kompanitë ajrore, në përputhje me Ligjin për prokurim publik, pas kryerjes së një procedure përkatëse. Sipas lanit të përcaktuar dhe dinamikës së parashikuar, pritet që deri në mesin e javës së ardhshme të gjithë e Maqedonisë së Veriut që kanë shprehur gatishmëri për t’u kthyer do të evakuohen”, njoftoi Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme.
Ministria sqaroi që evakuimi pritet të fillojë të fillojë të dielën, proces i cili plotësisht koordinohet së bashku me përfaqësitë diplomatike në rajon. Deri më tani, 150 qytetarë të RMV-së e kanë kontaktuar Ambasadën në Doha, në Ambasadën e Abu Dabit kanë kontaktuar 585 shtetas, në 36 në Kuvajt, 15 nga Bahreni dhe 5 nga Mbretëria e Arabisë Sauditë.
Ndryshe, grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë së Veriut, të evakuuar nga Izraeli, ka mbërritur më 5 mars në mënyrë të sigurt në Shkup me avion qeveritar, njoftoi mbrëmë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Kujtojmë se në Maqedoni u mblodh Këshilli i Sigurisë, pas çka u konstatua se situata aktualisht është e qëndrueshme dhe e sigurt.
Mëngjesin e 28 shkurtit Izraeli filloi sulmin ndaj Iranit, ndërsa më pas u bashkëngjitën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sulmet nisën teksa bisedimet mes Washingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor të Iranit kanë qenë në vazhdim nën ndërmjetësimin e Omanit, raundi i fundit i bisedimeve në përfundoi të enjten në Gjenevë.