Taravari optimist se do të ketë ndryshime kushtetuese para Vitit të Ri

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari deklaroi se është optimist që deri në Vitin e Ri do të ketë zgjidhje për ndryshimet kushtetuese të cilat pritet t’i hapin rrugën për në BE Maqedonisë së Veriut, raporton Portalb.mk.

“Do të ketë ndryshime kushtetuese mendoj. Unë jam shumë optimist se deri Vitin e Ri, do të gjejmë mundësi për ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Taravari.

Taravari këto komente i bëri gjatë Kongresit të Pestë të Jashtëzakonshëm të Aleancës për Shqiptarët.

Kujtojmë se, në raport me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut duhet t’i bëj ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

Arben TaravariBashkimi Evropian (BE)Eurointegrime Negociata RMV-BE