Spanja dislokon ushtrinë pasi mijëra njerëz kaluan kufirin me Marokun, të paktën 18 të vdekur

Rreth 49 mijë migrantë kanë kaluar nga Maroku në enklavën spanjolle Ceuta gjatë 24 orëve të fundit, sipas vlerësimeve të zyrtarëve, transmeton Portalb.mk.

Videot dhe fotografitë në rrjetet sociale tregojnë mijëra njerëz duke notuar drejt qytetit, ndërsa mediat lokale raportuan se kalimet kanë vazhduar edhe gjatë natës.

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të arritur në këtë territor në ditët e fundit, raportoi BBC.

Kjo ndodh pasi Gjykata e Lartë e Spanjës këtë muaj vendosi se migrantët e ndaluar në det ndërsa përpiqen të arrijnë në Ceuta ose Melilla, një tjetër enklavë spanjolle, nuk mund të kthehen me procedurë të përshpejtuar në Marok.

Vlerësimi i autoriteteve spanjolle sugjeron se numri i migrantëve që kanë hyrë në Ceuta gjatë ditës së fundit mund të jetë më shumë se gjysma e popullsisë së qytetit, e cila sipas të dhënave më të fundit lokale është rreth 83.600 banorë.

Zyrtarët thonë se të paktën 7.000 prej personave që kanë hyrë ilegalisht në territor gjatë 24 orëve të fundit janë të mitur.

Emigrim - Emigrantë - EmigracionMarokuSpanja