Sot në RMV ka katër zjarre aktive, 24 janë shuar dhe tre janë nën kontroll

Deri në orën 7:30 të mëngjesit, në territorin e shtetit janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në hapësira të hapura. Prej tyre, katër janë aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 24 zjarre janë shuar – njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) në raportin e mëngjesit për gjendjen me zjarret në hapësira të hapura në vend, transmeton Portalb.mk.

Zjarre aktive ka në territorin e Komunës së Sarajit, pranë fshatit Kopaçnicë, ndërsa zjarr aktiv ka edhe në aksin Gostivar–Makedonski Brod, pranë fshatit Nezhilovë në Komunën e Çashkës dhe pranë fshatit Kopancë në Komunën e Jegunovcës. Nga zjarret janë përfshirë vegjetacion i ulët, pyje me trungje të ulëta, kullota, fier, dëllinja dhe pyje të përziera.

Nën kontroll janë tre zjarre – në deponinë në Komunën e Dellçevës, zjarri në territorin e Studeniçanit dhe Zelenikovës, si dhe zjarri pranë fshatit Dvorc në Pllasnicë.

Gjithsej 24 zjarre janë shuar në disa komuna – Strugë, Kërçovë, Negotinë, Strumicë, Demir Hisar, Prilep, Tetovë, Bërvenicë, Kumanovë, Kriva Pallankë, Gostivar, Petrovec, Gradsko, Bosillovë, Saraj dhe Kavadarc. Në pjesën më të madhe të zjarreve janë përfshirë vegjetacion i ulët, shkurre, mbetje të korrjeve dhe pyje me trungje të ulëta, ndërsa në disa raste janë përfshirë edhe pyje me trungje të larta dhe pyje të përziera. Zjarre janë regjistruar edhe në deponi dhe vende ku hidhen mbeturinat.

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMVZjarr