Pensionistët, studentët, përfituesit e ndihmës sociale dhe të rinjtë mbi 15 vjeç do të mund të punojnë pa i humbur të drejtat tashmë të përfituara. Pensionistët do të marrin edhe pension edhe pagë, ndërsa përfituesit e ndihmës sociale nuk e humbin të drejtës e ndihmës sociale, raporton TV21.
Punëdhënësit do të mund t’i angazhojnë 4 muaj në vit, por vetëm në tre veprimtari. Bujqësi, hotelieri dhe veprimtari të shërbimeve, përkatësisht në hotele, shtëpi për pleq ose si ndihmës në amvisëri.
Punëdhënësit nuk presin efekte të mëdha nga ligji, sepse janë lënë jashtë shumë veprimtari, ndër to edhe ndërtimtaria. Ata thonë se do të legalizohen vetëm ata që tashmë punojnë në të zezë.
Ligji parashikon që kontributet për sigurimin pensional dhe shëndetësor t’i paguajë punëdhënësi. Pritjet janë që 30 mijë persona të vihen në dispozicion të tregut të punës.