Si të mbroni mëlçinë nga diabeti, hapat që sugjerojnë mjekët

Diabeti rrit mundësinë e të prekurit nga sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë. Një sëmundje e cila shkaktohet nga sasia e lartë yndyrore në mëlçi edhe pse ju mund të konsumoni pak ose aspak alkool, transmeton AgroWeb.

Ajo zhvillohet kryesisht tek njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2.  Megjithatë mbetet ende e paqartë nëse ka zhvillim njëjtë mes atyre me diabet të tipit 1 dhe pjesës së popullsisë obeze, duke qenë se mbipesha është një nga shkaqet kryesore.

Sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë shpesh herë nuk shfaq asnjë simptomë.  Ajo rrit rrezikun e krijimit të sëmundjeve të zemrës, të veshkave, të cerozës dhe kancerit në mëlçi.

Gjithashtu rol në zhvillimin e saj luajnë niveli i lartë i kolesterolit dhe presioni i lartë i gjakut.

Sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë kur kombinohet me diabetin e tipit 2 mund të çojë në përkeqësim të gjëndjes shëndetësore.

Mbrojtja më e mirë ndaj sëmundjes së mëlçisë yndyrore përfshin këto hapa :

  • Mbajtja nën kontroll nivelit të sheqerit në gjak .
  • Mbajtja nën kontroll e presionit të lartë të gjakut.
  • Ruajtja e peshës ideale ose reduktimi i saj në rastin e mbipeshës.
  • Mbajtja në normë e kolestrolit të keq dhe triglicerideve.
  • Reduktimi i konsumit të alkoolit.

Nëse diagnostikoheni me diabet doktori mund t’ju rekomandojë kryerjen e një ekzaminimi me ultratinguj të mëlçisë dhe monitorimin e saj me anë të testeve të gjakut.

Disa ushqime që ndihmojnë me pastrimin e mëlçisë

 

  • Qitro

Qitro është i pasur me vitaminë C, pektinë dhe antioksidantë. Këta të fundit neutralizojnë radikalet e lira dhe detoksifikojnë mëlçinë. Rekomandohet që njerëzit të pjnë nga një gotë të vogël me lëng qitroje në ditë ose të hanë nga një frut në ditë.

  • Panxhari

Panxhari përmban shumë flavonoidë dhe beta karoten, të cilat stimulojnë dhe përmirësojnë funksionet e mëlçisë. Për më tepër, panxhari është një pastrues natyral i gjakut.

  • Limoni

Limoni përmban një antioksidant të veçantë që aktivizon enzimat që janë përgjegjëse për pastrimin e mëlçisë. Sipas të dhënave të AgroWeb.org vitamina C e ndihmon mëlçinë të prodhojë edhe enzima për tretjen dhe të përthithë më mirë mineralet.

SëmundjeShëndetësi - Shëndeti