Shtatë të mitur u gjetën pas mesnate në objekt hotelierik në Tetovë

Sot nga ora 00:00 policia e Tetovës ka gjetur shtatë të mitur në objekte hotelierike të cilët u janë dorëzuar prindërve të tyre, raporton Portalb.mk.

Me datë 13.10.2024, nga ora 00:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë kryer aksion kontrollues në objektet hotelierike në Tetovë për prezencë të të miturve pas orës 24:00 dhe servirje me alkool të miturve.

“Gjatë kontrollit janë gjetur shtatë të mitur në një objekt hoteliere në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, në pronësi të F.N. (33) nga fshati Poroj, i Tetovës, të cilët u janë dorëzuar prindërve të tyre”, informoi SPB Tetovë.

Ndaj pronarit të objektit është përgatitur procesverbal për veprën e konstatuar në bazë të Ligjit për veprat kundër rendit dhe qetësisë publike.

Policia e Maqedonisë së VeriutSPB TetovëTë rinj - Rini - Rinia