Ministria e Brendshme informoi se gjatë 24 orëve të fundit në Shkup, në lokacione të ndryshme, zyrtarët e policisë nga SPB Shkup kanë arrestuar G.A. (25), M.R. (23), A.F. (36), Lj.M. (18) dhe 25-vjeçarin S.S., të gjithë nga Shkupi, sepse tek ata janë gjetur dhe konfiskuar lëndë kafe, lëndë pluhuri, marihuanë dhe një shtyëpse me mbetje marihuane, transmeton Portalb.mk.
Gjithashtu, mbrëmë në orën 23:10, në lokacione të ndryshme në Manastir, zyrtarët e policisë nga SPB Manastir kanë arrestuar F.F. (32) dhe M.I. (33), të dy nga Manastiri, pasi gjatë një kontrolli është gjetur marihuanë.
“Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresa përkatëse”, bëri të ditur Ministria e Brendshme.