Shqipëria është transformuar në një nga destinacionet evropiane kryesore, për pushime në plazh dhe ecje në natyrë. Revista amerikane “Quartz” e rendit vendin tonë në listën e 10 destinacioneve ndërkombëtare më të përballueshme, falë bregdetit, maleve dhe kostove të ulëta, raporton ABC.
Sipas medias amerikane Shqipëria spikat veçanërisht për kostot e ulëta ku Akomodimet në “Airbnb” kushtojnë rreth 50 dollarë nata, dreka mund të gjenden për më pak se 10 dollarë, duke e bërë vendin shumë më të përballueshëm se Greqia dhe Mal të Zi.
Shtimi i linjave të fluturimit e ka bërë më të arritshme Shqipërinë për turistët amerikanë. fluturime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë, me një ndalesë përmes Romës, Vjenës ose Stambollit e bëjnë udhëtimin relativisht të përballueshëm sipas revistës me çmimin total të biletës vajtje-ardhje që zakonisht mbetet nën 1 000 dollarë.
Në jug të vendit, Riviera Shqiptare në bregdetin e Jonit vazhdon të jetë një nga pikat më të kërkuara nga turistët sezonit veror. Plazhet me ujë të pastër, gjiret natyrore dhe peizazhet e paprekura po e pozicionojnë këtë zonë si një alternativë ndaj destinacioneve më të njohura, por më pak zhvillim urban dhe më pak turizëm masiv.
Por nuk është vetëm kjo, në zonat malore të vendit, Shqipëria ofron një dimension tjetër të turizmit: atë të vërtetës dhe aventurës. Shtigjet malore, zonat e thella dhe peizazhet e larta po bëjnë stërvitjen e shumë vizitorëve të interesuar për ecje, çiklizëm malor dhe turizëm aktiv gjatë gjithë vitit.
Udhëtarëve që zgjedhin Shqipërinë i rekomandohen edhe vizitat në qytetet historike të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si Berati e Gjirokastra.