Shqipëria më shumë se gjysmën e armëve planifikon t’i blejë në tri shtete

Ministri i mbrojtjes Pirro Vengu deklaroi se  50% e zërave të buxhetit janë investime ku përfshihen edhe blerja armeve moderne për ushtrinë shqiptare si raketat Javelin dhe Dron prej partnerëve britanik dhe amerikanë, raporton TopChannel.

Ndërsa nga Izraeli do të blihen altileri e lëvizshme, topa, mortaja, kamionë ushtarakë  dhe dronë,  sikurse kompania ushtarake shqiptare KAYO po bashkëpunon me partnerë izraelitë,  në rimëkëmbjen e prodhimit të armatimeve në vendin tonë.

Në një kohë kur janë shfaqur tensione mes  SHBA, Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ministri  dha këtë përgjigje se ku qëndron Shqipëria.

“Nuk jemi në mes të Washingtonit dhe Brukselit jemi brenda Washingtonit dhe brenda Brukselit”, u shpreh Vengu.

Ministri Vengu u ndal edhe në shqetësimin e Beogradit për marrëveshjen trepalëshe të bashkëpunimit mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes.

“Serbia të na bashkohet, siç e mendoni kemi marrë përgjigje refuzuese. Kemi avancuar me marrëveshje 3 paleshe”, tha ai.

Për bazën e Pashalimanit ministri Vengu tha se kemi një marrëveshje që në vitin 1992 me Turqinë, i qëndrojmë kësaj marrëveshjeje.

Anglia - Britania e MadheArmëIzraeliShqipëriaShtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)