Shqipëria e miratoi vënien në funksion të sistemit “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut

Pas Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, edhe Qeveria e Shqipërisë dje e miratoi vënien në funksion të sistemit të përbashkët për kontrolle kufitare “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Sipas vendimit, marrëveshja synon kompletim të bashkëpunim në pikat tani më të përbashkëta kufitare mes dy vendeve dhe zhvillimin e procedurave të koordinuara të kontrollit kufitar, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së udhëtarëve dhe mallrave, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar.

Kujtojmë se nga inaugurimi i gushtit të vitit 2023 nga vizita Rama–Kovaçevski, Qafë Thana ka funksionuar tashmë me një ndalesë të vetme, por jo me një kontroll të vetëm pra ka pasur dy oficerë të policisë kufitare, një shqiptar dhe një maqedonas të vendosur në të njëjtën kabinë, secili duke kryer kontrollin e tij mbi bazën e juridiksionit përkatës. Kjo në fakt është aplikimi i “One Stop – Two Shop”, kur udhëtari ndalon një herë, por procedohet dy herë nën të njëjtën çati. Ky ishte një lehtësim logjistik por jo unifikim procedural.

Tani, marrëveshja e re synon kalimin në regjimin “One Stop – One Shop”, ose Hyrje–Hyrje që ka një ndalesë, një kontroll të vetëm të integruar, ku vula e hyrjes në njërin shtet vlen njëkohësisht edhe si dokumentim i daljes/hyrjes në tjetrin. Në këtë rast, dallimi nuk është sasior apo më pak ndalesa por është cilësor, pra nga dy juridiksione paralele nën një strehë te një veprim i vetëm kontrolli i përbashkët.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut katër ditë më parë njoftoi se ka miratuar vënien në funksion të sistemit të përbashkët të kontrolleve kufitare “One Stop Shop” me Shqipërinë, duke përmbyllur kështu procesin e vendosjes së këtij sistemi me tri vendet fqinje që nuk janë pjesë e zonës Shengen, duke pasur parasysh se ai tashmë funksionon me Serbinë dhe Kosovën.

Zbatimi i sistemit të ri të kompletuar “One Stop Shop” do të nisë në pikën kufitare Qafë Thanë, ndërsa më pas do të zgjerohet edhe në pikat e tjera kufitare me Shqipërinë.

Për finalizimin e plotë të procesit mbetet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet dy ministrive të punëve të brendshme.

Nevoja për një zgjidhje të tillë konfirmohet edhe nga frekuenca e lartë e udhëtarëve në pikat kufitare me Republikën e Shqipërisë.

Gjatë vitit 2025, në këto pika kufitare janë regjistruar gjithsej 4.581.724 udhëtarë, prej të cilëve 2.318.080 vetëm në pikën kufitare Qafë Thanë. 

“Sistemi “One Stop” së në prill 2025 u zbatua me Kosovën në kalimin kufitar Bllacë – Hani i Elezit, pastaj edhe me Republikën e Serbisë.

Kufiri në QafëthanëQeveria e ShqipërisëShqipëria