Të dielën me 10.05.2025 në Palestrën Sporteve SH.K.M “Nikola Shtejn” në Tetovë, u zhvilluan Garat Republikane në Boks për grupmoshat senior, youth senior, junior dhe kadet, ku morën pjesë te gjitha klubet e Ligës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Garat e xhiros se tretë të Ligës së boksit u ndoqën me një maratonë duelesh, 12 duele te Ligës se parë dhe 19 Ligës për te rinj, me gjithsej 31 duele boksi.
Boksierët e “Shkëndija boks” triumfuan ne katër meçe boksi dhe pësuan në dy.
Nga tetë boksierë të paraqitur për këtë garë, fatin e patën që klubin e boksit “Shkëndija boks” ta përfaqësojnë gjashtë boksierë.
- Muharem Muaremi Senior, fitoi (3-0)
- Donjet Ramani fitoi (TKO-2 R1)
- Semi Elmazi fitoi (TKO-R2), U-19,
- Ilir Selmani fitoi (3-0) U-17 Junior
Kryetari i klubit Shkëndija boks, Jusuf Hashimi tha se boksi përballet me sfida të cilat kërkojnë adresim me qëllim zhvillimin e këtij sporti.
“Kënaqësi dhe nder më jep kontributi dhe fitoret që dhanë boksierët. Respekt për përkrahjen e madhe nga publiku boks-dashës e cila nuk na mungon në asnjë organizim. Përkrahja qe dha publiku për boksierët e Shkëndija boks ishte dekorata më e madhe. Për të organizuar gara sot, boksi përballet me disa sfida. Financimi i kufizuar dhe mungesa e burimeve është një prej sfidave kryesore që duhet adresuar për të siguruar zhvillimin e vazhdueshëm të këtij sporti”, tha Hashimi.