Shteti që po shkruan histori në Botërorin 2026-të

Tri barazime i kanë mjaftuar Kepit të Gjelbër për avancim në fazën nokaut të Kupës së Botës në futboll, raporton Koha.net. Kepi i Gjelbër përfundoi i dyti në Grupin H, duke lënë prapa Uruguain dhe Arabinë Saudite, që eliminohen. Kepi i Gjelbër mblodhi tri pikë, ndërsa Uruguai dhe Arabia Saudite mbetën me nga dy pikë.

Grupin e fitoi Spanja me shtatë pikë.

Kepi i Gjelbër debuton në Botëror, ndërsa në orët e hershme të së shtunës barazoi pa gola me Arabinë Saudite në ndeshjen e tretë në grup. Pa gola kishte barazuar edhe me Spanjëjn, ndërsa 2:2 luajti me Uruguain.

Kepi i Gjelbër është bërë vendi më i vogël që ka arritur në fazën nokaut të Botërorit.

Vozinha është hero i ri i Kepit të Gjelbër. Portieri 40-vjeçar është bërë shumë i famshëm gjatë Botërorit.

“Jemi vend i vogël, por kemi zemër të madhe dhe jemi luftëtarë”, ka thënë Vozinha.

Kepi i Gjelbër tani përballet me Argjentinën në 1/16 e finales.

Botërori i Futbollit - Kupa e Botës 2026FIFAFutboll futbollist(e)