Shkëmbimi i pajisjeve ushtarake ndërmjet RMV-së dhe Gjermanisë është shembull i bashkëpunimit

Komandanti i Forcave Ushtarake në Gjermani, gjenerali Karsten Brojer, ka zhvilluar sot disa takime me udhëheqësit e institucioneve shtetërore e ushtarake në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Siljanovska-Davkova theksoi se vizita e gjeneral Breuer është një tjetër konfirmim i angazhimit të NATO-s ndaj stabilitetit rajonal. Sipas saj, aleanca me Gjermaninë mundëson ndërtimin e një sistemi mbrojtës elastik dhe të ndërveprueshëm”, raportoi Presidenca e RMV-së.

Brojer e thekoi nevojën për zhvillimin e kapaciteteve ushtarake, shkëmbimin e përvojave dhe projekteve konkrete.

“Dialogu dhe bashkëpunimi ynë janë kaq të rëndësishëm. Bashkëpunimi ynë duhet të mbetet praktik dhe me rëndësi ushtarake. Siç e përmendët edhe ju, së fundmi u dakorduam për shkëmbimin e pajisjeve ushtarake ndërmjet forcave tona të armatosura”, deklaroi Karsten Brojer – Shefi i Forcave të Armatosura të Gjermanisë.

Presidentja Siljanovska e theksoi diasporën e RMV-së si një urë lidhëse për bashkëpunimin bilateral, ndërkohë e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në reformat e Maqedonisë së Veriut.

Ambasada e Gjermanisë në RMVArmata e Maqedonisë së Veriut (ARM)GjermaniaMinistria e Mbrojtjes (MM)Ushtar(e) Ushtri