Rusia reagoi pas marrëveshjes Gjermani – Ukrainë për prodhimin e armëve në Ukrainë

Kremlini ka akuzuar kancelarin gjerman, Friedrich Merz për nxitjen e mëtejshme të luftës në Ukrainë, raporton ABC. Reagimi i Kremlinit u nxit nga marrëveshja gjermano-ukrainase për prodhimin e armëve me rreze të gjatë veprimi, e njoftuar nga Friedrich Merz. Duke e karakterizuar vendimin e Berlinit si të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm, Rusia thekson se rezultati i vetëm i marrëveshjes është nxitja e mëtejshme e luftës në Ukrainë.

Një marrëveshje dypalëshe mbi bashkëpunimin midis industrive të mbrojtjes gjermane dhe ukrainase në prodhimin e sistemeve të armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë u njoftua në një takim midis Merz dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky sot në Berlin.

“Ky është një trend shumë i rrezikshëm, një qëndrim i papërgjegjshëm që Gjermania po mban”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Lidhur me një raund të ri negociatash midis Moskës dhe Kievit, Peskov theksoi se ato mund të zhvillohen përsëri në Stamboll.

ArmëFriedrich MerzGjermaniaLufta në UkrainëRusiaUkrainaVladimir PutinVladimir Zelenski (Volodymyr Zelenskyy)