Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio gjatë një interviste dhënë në NBC, u pyet për planet e reklamuara të SHBA-së për të marrë nën kontroll industrinë e naftës së Venezuelës, transmeton Telegrafi.
Rubio iu referua në mënyrë të veçantë nevojës për të ndaluar rivalët globalë të kenë qasje në burimet e vendit, duke thënë: “Nuk kemi nevojë për naftën e Venezuelës. Kemi shumë naftë në Shtetet e Bashkuara”.
“Ajo që nuk do të lejojmë është që industria e naftës në Venezuelë të kontrollohet nga kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara. Pse Kina ka nevojë për naftën e tyre? Pse Rusia ka nevojë për naftën e tyre? Pse Irani ka nevojë për naftën e tyre”, shtoi Rubio.