Rruga e Zamira Kitës në aktrim: Më e vështirë ishte të jem grua, aktore nuk ishte e vështirë

Zamira Kita, një nga figurat më të spikatura të skenës shqiptare, prej dekadash i ka dhënë teatrit role që publiku i mban mend edhe sot. Në këtë intervistë për Portalb.mk, ajo rrëfeu me sinqeritet lidhjen e saj me skenën, sfidat dhe sakrificat e profesionit, momentet më të forta të karrierës si edhe mendimet e saj për gjendjen e teatrit shqiptar sot. Një bisedë e drejtpërdrejtë, që e sjell aktoren larg dritave të skenës dhe më afër njeriut pas roleve.

Portalb.mk: A është skena vendi ku ju ndiheni më reale, apo aty fillon iluzioni më i bukur i jetës suaj?

Zamira Kita: Përpiqem që skena të jetë jeta reale, unë të ndjehem si në jetën reale, përpiqem të jem sa më e vërtetë, përpiqem të përjetoj realisht të gjitha ndjesitë që më jep skena. Por sigurisht që edhe iluzioni më i bukur aty fillon. Pra besoj që të dyja bashkë gërshetohen më së miri për të dhënë emocionin e duhur apo atë vërtetësinë e duhur.

Portalb.mk: Cila ka qenë roli që ju ka lënduar më shumë shpirtërisht, por që nuk do ta hiqnit kurrë nga karriera juaj? Cila është çmenduria më e bukur që keni bërë për një rol?

Zamira Kita: Roli që më ka lënduar më shumë shpirtërisht dhe që nuk do ta heqë dot nga mendja, ka qenë roli kur unë interpretoja me Aleko Prodanin në skenë, sepse në interpretimin e atij roli, në atë shfaqje përjetova një nga ngjarjet më të dhimbshme, më tronditëse të jetës, time vdekjen e aktorit Aleko Prodanit në skenë së bashku me mua. Dhe sigurisht që tronditjen që më ka dhënë kjo ngjarje nuk mund ta krahasoj me asgjë tjetër. Pastaj ka dhe rolë të tjera të cilat shpirtërisht më kanë lënduar, më kanë lodhur për shkak të asaj që unë kam luajtur në skenë, që lidhen me ngjarje dhe fakte të rëndësishme të veprave që kam interpretuar, ato janë disa, mund të përmendja: “Kapitullin e dytë”, “Vasha Zheleznovën”, “Shtëpia e Bernarda Albes” etj. Çmenduria nuk e di, mbase interpretimi i monologut të fundit te Vasha Zheleznova, ku ajo e humbet fillin, mbase i duket sikur zërin e djalit e dëgjon nëpër shtëpi. Emocioni që krijohet në atë moment, të thirrurat e saj, komunikimi me këtë personazh që i duket sikur është i pranishëm në skenë, them që kjo është çmenduria më e madhe. Pastaj ka pasur role të cilat edhe në komedi edhe në dramë, kanë krijuar çmenduria brenda rolit dhe interpretimit të rolit, por janë gjëra më të vogla mbase jo kaq ngacmuese sa ky moment.

Portalb.mk: Ju keni qenë një nga zërat më të fortë të skenës shqiptare. Çfarë e bën një aktore të madhe rolet që luan, apo mënyra si i prek zemrat e njerëzve?

Zamira Kita: Rolet janë ato që prekin zemrat e njerëzve. Një aktore i prek duke i interpretuar me vërtetësi, me natyrshmëri, duke sjellë një copëz jetë. Ajo e bën që publiku të dëgjoj me vëmendje dhe të mos shkëputet asnjë moment nga ajo çfarë ndodhë në skenë dhe nga ajo që ne tregojmë në skenë.

Foto nga shfaqja “Vasha Zheleznova”, regjia Enke Fezollari, Roli i Vashës. Foto: Zamira Kita

Portalb.mk: A ndjeni përgjegjësi që brezi i ri i aktorëve ju sheh si shembull për t’u ndjekur?

Zamira Kita: Sigurisht që ne kemi shumë përgjegjësi, për atë që përcjellim te brezi i ri. E para unë do ta filloja jo nga mënyra se si ne interpretojmë dhe se çfarë role realizojmë. Cilat janë shfaqjet e përbashkëta që bëjmë më të rinjtë, por mënyra se si ne sillemi me të rinjtë, mënyra se si ne komportohemi me ta, pra cila është kultura dhe edukata që ne përcjellim te ata. Marrëdhënie njerëzore që ne krijojmë me të rinjtë, dhe më pas duhet pastaj të ndalemi te disiplina që ne kemi në punë, si qasemi ne me veprën, me regjisorin, me rolet, sa të bindur, jemi ne brezi jonë dhe besoj se jemi shumë më të bindur se të rinjtë, edhe më me disiplinë se të rinjtë. Dhe pastaj nuk është e përgjithshme kjo, pra nuk mund ti përgjithësojmë të gjithë, se ka aktor të rinj që janë shumë kërkues rigoroz dhe shkojnë në prova edhe përpara se të lemë oraret ose flenë në teatër, kështu që nuk përgjithësojmë s’është asgjë absolute. Por them që kjo këtu fillon marrëdhënia, kjo është përgjegjësia që ne kemi, për tu treguar atyre njëherë se cila është më e mira për të realizuar, dhe pastaj se si ne e realizojmë rolin. Si përpiqemi të japim më të mirën nga shpirti jonë, edhe si përpiqemi të jemi të saktë në tekstet që përcjellim, në mënyrën si e përcjellim, si veprojmë ne me batutat, si i sjellim situatat, pra larg teatralitetit, larg banalitetit, larg kantilenës. Duhet të jemi veprues sa më të natyrshëm aq ma shumë na pranon publiku dhe kështu duhet të jenë edhe të rinjtë. Unë mendoj që kjo është përgjegjësia që ne kemi dhe shembulli që ne duhet të japim për të rinjtë.

Portalb.mk: Kur ktheheni pas dhe kujtoni rolet tuaja, a i shihni si kujtime, apo si copëza jete që ende jetojnë brenda jush?

Zamira Kita: Patjetër që sa herë kthehem të rolet e mia të para kam shumë kujtime, shumë shumë kujtime. Nëse vendos të kthej kokën prapa unë e filloj që nga rolet e vogla që kam luajtur në estradë me Arben Dervishin, Alego Prodanin, Marko Bitrakun, që i kujtoj me shumë nostalgji, sepse edhe Benin e kemi larg dhe rrallë takohemi me të, më së fundmi jemi takuar te Karnavalet e Korçës. Do doja shumë që më të shpeshta ti kemi bashkëpunimet me Benin. Por Lego dhe Marko, më mungojnë shumë klaudetariza, pra janë aktorët që Petrit Goqibelli e kemi në Korçë por është i shkëputur tashmë. Janë ata që më kanë krijuar mua si një aktore humori dhe i kujtoj rolet e para, këto grimca humoristike, këto karaktere të mrekullueshme që edhe sot më shoqërojnë, njerëzit më flasin me batutat e këtyre roleve, më kujtojnë me ato personazhe.

Por roli im që kur kthej kokën pas e kujtojë dhe kam emocion shumë të bukur është “Vajzat me Valutë” një vepër që është realizuar nga Rexhia LLasisarbus, të cilin e vlerësojë, sepse më ka besuar një rol kryesor. E aty ka marrë pak ndryshim jeta ime një rrjedhë tjetër, duke u fokusuar edhe në teatër jo vetëm në estradë dhe kryesisht kam luajtur role komedish. Por komedia shumë e bukur dhe shumë e dashur për mua, zhanri më i dashur për mua, kështu që kam realizuar shumë. Kthej kokën pas kujtoj edhe një punë që kam bërë dikur me Boli Koçon, ai duhet të ikën në drejtim të paditur, një komedi me shumë humor ku unë jam diskutuar për tu vlerësuar, por në ato vite për mua ishte shumë nder edhe kur kandidoja si një aktore më e mirë e një festivali. Kam kandiduar me Luiza Xhuvanin, dhe ka fituar Luiza. Luiza në atë kohë dhe sot është një nga aktoret më të mira, por ka pasur ngarkesë, ka pasur prodhim shumë më shumë, unë sapo kisha filluar. Kështu që besoj që kam qenë në treg dhe e konkurueshme. Pra kujtimet i kam të bukura edhe kur kam luajtur “Vajzat me Valutë” jam diskutuar shumë në Festivalin “Moisiu” për të fituar, e ka fituar Yllka Mujo, kanë qenë dhe janë aktore shumë të mira dhe kanë qenë shumë më mirë se unë, patjetër e kanë merituar atë çmim. Unë skam qenë aspak e mërzitur por shumë e vlerësuar kur jam diskutuar me këto emra.

Foto nga shfaqja “Nje martese, nje divorc, nje funeral” regjia Rovena Lule. Roli i Pamit. Foto: Zamira Kita

Më pas në 97-tën kujtoj eftiqin, një rol te Jovan Bregu refugjat, një rol shumë i vogël, një karakter i vogël, roli i dytë, por unë kam fituar çmimin “Aktorja më e mirë” në Festivalin “Moisiu” mbarëkombëtar të 97-tës si aktorja më e mirë për rol të parë, ndonëse kisha një rol të dytë. Siç duket aktoret që luanin rolet e para nuk kanë qenë në nivelin e interpretimit tim dhe juria e përbërë nga: Kadri Roshi, Drita Agolli etj., emra se sot nuk i kujtoj dot. Por e mbaj mend Drita Agollin dhe Kadri Roshin se më kanë dorëzuar kupën e “Moisiut” që e kam edhe sot. Pra them si ka mundësi në 97-tën, unë kam mundur ta marrë çmimin e madh “Moisiu”. Ishin ëndërr këto çmime për mua ëndrra dhe besova që do ti merrja kur të kalon shumë e shumë vite edhe e kujtoj. Pastaj kthej kokën pas para 10 vitesh ndoshta sërish kapet te kapitulli i dytë, Doktor Shuster, “Shtëpia e Bernarda Albes”, punët më qëndrimin e Janit që na riktheu dashurinë për profesionin, për teatrin dhe na mësoi sit ë luanim teatër, se ç ‘ishte teatri. Ai djalë i vogël 24 vjeç na tregoi, edhe një të paktën personalisht mua, më ka bërë ta dua teatrin, nga ai moment unë nuk jam shkëputur më. Kthej kohën pas te bashkëpunimi me Fredi Trebickën, kam bërë valle vdekje të strinbergut, një rol shumë i bukur për mua, më Fredin e kam luajtur. E këto vitet e tjera pastaj kam bërë role, por sigurisht janë kujtime, por janë të afërta dhe ende nuk kam kaq emocion kur i kujtoj se i kam akoma rolet të cilat unë ende vazhdoj ti luaj.

Portalb.mk: Kur luan një rol dramatik, a e lini shpirtin të vuajë vërtetë, apo është gjithë kjo vetëm art i kontrolluar?    

Zamira Kita: Po. Në mënyrë kategorike, kur luaj një rol dramatik, përjetoj atë që ndodhë në skenë, shpirtin e lë të lirë. Por sigurisht që varet nga gjendja ime emocionale, nga bota ime e brendshme. Kam një botë të ngarkuar shpirtërisht, por nuk e ngatërroj me problemet e mija familjare asnjëherë, në asnjë gjë që më ndodhë, më besoni e lë shpirtin tim të lirë. Dhe nëse e merr natyrshëm ngjarjen që ndodhë e jap me shumë emocion. Nëse nuk e merr, përpiqem e luaj pak por, se jo gjithmonë jemi në më të mirën tonë. Por në përgjithësi unë e lë shpirtin tim të lirë, të vuaj në skenë, të vuaj po, të qaj, të qaj dhe ndonjëherë më merr emocioni e qara. Kur jam duke e mbaruar skenën dhe dal jashtë pastaj dhe nuk pushoj, se ashtu ndodhë, nuk e kemi veten në dorë. Por ama nuk është art i kontrolluar për mua, nuk kaloj në melodramë, aty po që e mbledhë veten, e kontrolloj patjetër, nuk filloj të qaj e të qyravitem në skenë port ë përcjellë tekstin duke goditur lotët, por lotët duhet të më vijnë, emocioni duhet të vijë.

Portalb.mk: A ka qenë më e vështirë të jeni aktore apo të jeni grua më një kohë që arti shpesh u kërkon grave sakrificë? Çfarë ju ka mësuar teatri për forcën, dinjitetin dhe ndjeshmërinë e gruas shqiptare?

Zamira Kita: Më e vështirë për mua ka qenë të jem grua, aktore besoj nuk ka qenë e vështirë. Kur unë futem në prova përpiqem të punoj fort, punoj bukur, përpiqem të mësoj mirë tekstin ta bëj të flejë personazhi te unë dhe pastaj të gjënglaroj me atë çka kërkon regjisori. Jam aktore që ju bindem regjisorëve, ndonjë moment kur nuk e bëj dot atë që kërkon regjisori, përpiqem të kundërshtoj të përshtatem. Ka regjisorë që më kuptojnë më lënë hapësirë ta gjej veten, ka që nuk më lënë më shqetësojnë, madje edhe kam qarë nga regjisorët, më kanë tronditur më kanë shqetësuar, por ama kam vazhduar në rrugën që ata më kanë kërkuar, jam përpjekur që ta bëjë më të mirën. Besoj që ja kam dalë, kam arritur. Ndërsa të qenit grua ka qenë shumë e vështirë për mua, shumë sakrifica më ka kërkuar. Kam bërë shumë sakrifica duke u larguar nga shtëpia, duke e mërzitur bashkëshortin, duke mos ia plotësuar atij dëshirën që të mos iki me ditë. Kam ikur dhe me ditë sepse më është dashur të bëjë një shfaqje ose të bëj një film. E kam gjetur gjuhën, jam lutur, kam qarë kam bërtitur, kam luftuar shumë për të bërë atë që unë dua ose atë që do arti, që do teatri. Teatri më ka mësuar shumë që ne kemi forcë. Kemi forcë ti bindim njerëzit që s’bien dakord me ne, ti bëjmë të lumtur ata që në momentet kur ata bien dakord me ne. Ti bëjmë të lumtur në emocionin që ne përcjellim, siç gëzohet vajza ime që nuk len shfaqje pa më parë. Ti bëjmë të lumtur dhe në atë çka fitojnë, se kur unë arrij të fitoj një rol e kam të shoqëruar më një pjesë financiare shumë të mirë, që jam e kënaqur dhe ja vlen ta bëj me gjithë shpenzimet që mund ti kem kur shkoj në Tiranë. Pra më ka mësuar të kem edhe dinjitet edhe ndjeshmëri edhe forcë.

Portalb.mk: Pas dekadash në skenë, çfarë ndjesie ju jep duartrokitje sot mirënjohje apo lodhje?

Zamira Kita: Po mirënjohje patjetër. Duartrokitjet nuk ma kujtojnë fare lodhjen që mund të përjetoj, madje në këtë moment që unë po të flas jam duke udhëtuar me kolegen time Paola Kodra. Jemi duke e shfaqur një martës, një divorc, një funeral me regjinë e Rovena Lules. Luajnë Orta Daku, Eglaceno, unë dhe Paola. Dhe ne e bëjmë rrugën çdo ditë shkojmë në shfaqje kthehemi në Tiranë, sepse kemi shfaqje, kemi angazhime të tjera. Kështu që lodhje është patjetër. Kemi lodhje, por kur duartroket publiku dhe ti shkon në reverancë, atje harron çdo gjë. Dhe unë kur fillon shfaqja gjithmonë them t’ua ëndërroj reverancën, pra të mbaroj shpejt shfaqja, dhe ëndërroj atë momentin kur publiku duartroket, kur na sjell lule, kur vinë na bëjnë foto, na përqafojnë. Unë nuk jam lodhur nga kjo gjë, për mua kjo është një satisfaksion shumë i madh. Kur kemi qenë me shfaqje në Amerikë më besoni rreth 100 veta ndoshta më shumë, unë i prisja në skenë, të gjithë iknin, të gjithë largoheshin, nuk kishin nerva, të rinjtë jo jo njëherë, të gjithë takonin ndonjë shpejt e shpejt dhe iknin. Unë i takoja gjithë publikun në skenë 600 veta qe në sallë, mbi 100 prisja unë në skenë, i takoja, bëja foto, sepse ata ishin shumë të përmalluar, me sytë me lot më thoshin ti se kupton se ç’na ke bërë Zamira. Kështu që nuk lodhem asnjëherë kam mirënjohje patjetër edhe jam e lumtur kur publiku duartroket dhe salla është plot.

Foto nga shfaqja “Doktor Shuster” regjia Qendrim Rijani. Roli i Divnës. Foto: Zamira Kita

Portalb.mk: Jeta juaj ka kaluar mes dritave të skenës, por si është ana e errët e jetës së një aktoreje?

Zamira Kita: Ana e errët e një aktoreje personalisht për mua është e errët, e errët që s’duket asgjë dhe s’dua të shikoni asgjë. Kështu më mirë të mos flasim fare, por që ka një anë të errët patjetër. Ka gjëra shumë të vështira, ka gjëra që nuk thuhen, që s’janë thënë asnjëherë, ndoshta s’do të thuhen kurrë. Ka gjëra që janë thënë kështu të moderuara me cek, ka gjëra që janë thënë. Edhe shqetësime, edhe grindje dhe prishje gjaku dhe lot pafund të sëmundjeve, shumë gjëra. Konkretisht nuk po zgjatem po e lë ashtu të errët, por ka një anë të errët jeta e aktores që po flet tani.

Portalb.mk: Çfarë ju ka mësuar më shumë: suksesi apo heshtja pas shfaqjes?

Zamira Kita: Suksesi më ka mësuar më shumë. Ka pasur dhe shfaqje në të cilat kam heshtur, për shkak të problemeve të mija financiare, shëndetësore. Kam heshtur, kam ikur, skam parë asgjë, skam dëgjuar asgjë, dështime, kam pasur dështime po, dështime më plotë kuptimin e fjalës, ose unë i kam ndjerë të tilla. Publiku ka thënë, jo ne se kemi kuptuar, por unë nuk dua ta besoj këtë gjë, unë dua ta dëgjoj Zamirën. Nuk kam autokontroll por gjërat që nuk shkojnë mirë duken.

Ka pasur shfaqje që nuk më ka shkuar mirë, jam mbyllur në kabinë, kam qarë fort, atë të qarë që duhet ta kisha bërë në skenë, që nuk më ka ardhur asnjë emocion. Më është dukur sikur shfaqja ka qenë e gjitha monodramë, më ka kaluar si një lexim gazete pa e mocion, pa nuance, pa ngjyra, pa lot. Ndërkohë nata e dytë dhe nata e tretë ka kaluar mrekullisht, mrekullisht si ne çdo provë, çdo provë më kish kaluar mirë, e ajo jo. Kështu që kam bërë heshtje totale, kam mbyllur kabinën, skam pranuar asnjë njeri të më urojë sepse çdo urim do të ishte hipokrizi. I kam ftuar sërish në natën e dytë e të tretë, kush ka dashur të shikoj një tjetër Zamirë, një tentativë tjetër timen që ia kam dalë. Ndërsa suksesi po më ka bërë të flas, më ka bërë të gëzoj, më ka bërë të pi një gotë verë me kolegë, me kolege, më ka bërë të lumtur, më ka quar në qiellin e shtatë. Ka pasur role kryesore, role të dyta, role të vogla, por teatri im që unë kam drejtuar ka pasur suksese, ka pasur fitime çmimesh. Unë jam gëzuar, unë gëzohem shumë edhe kur një aktor i trupës time merr çmim, sepse sidomos aktorët e rinj, i kam shumë të mirë në grupën e Korçës dhe dua që të gjithë të marrin vlerësime, gjithë të kenë çmime, sepse janë shumë të mirë të gjithë. Edhe gëzohem, patjetër që gëzohem, është teatër jonë, është teatri i Korçës, që ne e kemi ruajtur traditën, nuk e kemi krijuar ne, por këtë trupën e re, e kemi krijuar ne.

Portalb.mk: A mendoni se sot arti shqiptar është më shumë show, më pak ndjenjë? Si e ndieni publikun e sotëm, kërkon emocion, apo vetëm argëtim të shpejtë?

Zamira Kita: Jo nuk e mendoj aspak këtë, aspak. Arti mund të ketë dhe të tilla, që ka më pak ndjenjë, ka show, ka gjëra komerciale, ka gjëra banale, patjetër ka. Por unë besoj që arti shqiptar është në rrugë të mirë. Ka shfaqje teatrale shumë të bukura, shumë të forta, siç kemi dhe ne në Korçë. Ka spektakle që janë shumë të bukura, qoftë edhe spektaklet e humorit, tregojnë se si bëhet humori, kuptohet duke qenë larg banalitetit, sepse ka dhe materiale që të qojnë në një vulgaritet. Por jo nuk e mendoj aspak se arti është show.

Portalb.mk: Ku ndodhet teatri shqiptar sot në ring, në reanimacion apo në rilindje?

Zamira Kita: Pyetje shumë me vend, dhe të falënderoj që ma bëre këtë pyetje. Publiku kërkon një argëtim të shpejtë kjo nuk diskutohet, por publiku është dhe si ta edukosh, si ta mësosh. Publiku e do edhe dramën, por dhe ne duhet të kemi kujdes, duhet të jemi me sens mase. Duhet ti kemi shfaqjet të kuruara mirë, duhet të jenë shfaqje të bukura edhe kur janë drama të forta dhe tragjedi, dhe emocionalisht të vinë aq sa duhet, si duhet, që publiku ta shijoj dhe të rikthehet. Por ne publikun duhet ta afrojmë, jo vetëm me cilësi, por edhe me komunikim. Publiku donë ta takosh, ta pish një kafe, ta telefonosh, ti bësh një mesazh, ta lusësh, ta “detyrosh” të vij, dhe kush kur vjen dhe kënaqet, ai do rikthehet vet dhe ty do të lehtësohet puna e lutjes dhe publikimit.

Mua më duket se teatri është në ring punon fort, të gjithë përpiqen, duhet të kuptoni që artistët përpiqen shumë, bëjnë projekte. Ne vuajmë për salla, nuk ka salla që artistët të shfaqin projektet e tyre, nuk ka buxhet të mjaftueshëm, nuk ka institucione që ti mbështesin, përjashto diku diku ndonjë bashki si Tirana, Korça e të tjerët me pikatore i kanë mbështetjet. Edhe Fieri ka një projekt të madh që i mbështet, por nuk e di si do të jetë në vazhdim. Shpresoj që të mbështetet teatri kudo se kështu hapen rrugët edhe për ne, dhe Fieri ka lëvizur shumë, edhe publiku shumë i mirë e ka mbushur sallën plotë.

Portalb.mk: Si e shihni interesimin e të rinjve sot për artin dhe aktrimin?    

Zamira Kita: Besoj që të rinjtë janë shumë të interesuar, shumë të interesuar. Ata që vërtetë e duan teatrin, që të bëjnë art, të jenë pjesë e teatrit, të flasin për teatrin, të jenë pjesë e varieteve humoristike, bëhen copash, punojnë në teatër, punojnë në spektakle, kapin role në filma, bëhen njëqind copë, dhe vetëm ti bëjnë këto punë dhe fitojnë pagë. Sepse ende për të rinjtë nuk janë pagesat ku duhet. Por ata duan të krijojnë një emër edhe rendin ngado. Kështu që interesin e kanë tepër të madh dhe duan të bëjnë art dhe janë një pjesë e tyre aktorë shumë të mirë. Nuk duhet të themi që ç‘aktorë ka pasur dikur lëre si janë. Jo. Ke te të rinjtë po të njëjtin nivel të aktorëve që kemi pasur dikur, ne duhet krenohemi me ta.

Barazi gjinoreGra të suksesshmeIntervistëKultura shqiptareKulturë lajmeShqipëriaTeatër shfaqje teatrore