Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e çmimeve me pakicë dhe kosto e jetesës, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Indeksi i kostos për jetesë në muajin shkurt të vitit 2026, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025, shënoi rritje prej 2.9%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 1.6%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Në raportin e publikuar nga Enti, vërehet se rritje më e madhe te kosto e jetesës është te rekreacioni, sporti dhe kultura (5.4 %), ndërsa ulje kemi vetëm te transporti (4.4 %). Te indeksi i çmimeve me pakicë, dallojmë rritjen te produktet bujqësore (3.4 %), ndërsa në asnjërin sektor nuk u regjistrua ulje.