Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, shpallën thirrjen për nominime për Çmimin për Pjesëmarrje Rinore 2026, transmeton Portalb.mk.
Çmimi ka për qëllim t’i njohë të rinjtë dhe organizatat rinore që kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimin e komuniteteve, forcimin e kohezionit social dhe nxitjen e ndryshimeve pozitive shoqërore.
Edicioni i këtij viti ndahet në tri kategori:
- Kategoria individuale “Rinia, paqja dhe siguria” (15–29 vjeç)
- Grupet joformale të të rinjve (3+ anëtarë)
- Organizatat rinore, organizatat për të rinjtë dhe organizatat ombrellë
Këtë vit, theks i veçantë i është kushtuar temës “Rinia, paqja dhe siguria”, me fokus te dialogu, jo-dhuna,
besimi dhe ndërtimi i komuniteteve gjithëpërfshirëse dhe rezistente.
Fituesit gjithashtu do të marrin mbështetje financiare në mënyrë që të sigurojnë promovimin e punës dhe
aktiviteteve të tyre, në shumë prej:
- 1,500 euro për kategori individuale;
- 3,000 euro për grupet joformale të të rinjve; dhe
- 3,000 euro për organizatat rinore.
Afati i fundit për dorëzimin e nominimeve: 7 korrik 2026, ora 23:59.
Çmimi tradicionalisht jepet në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë – 12 gusht, e cila feston aktivizmin e të rinjve dhe kontributin e të rinjve në shoqëri.
Thirrja e plotë është në dispozicion në këtë link ndërsa nominimet dorëzohen duke plotësuar formularin
në linkun e mëposhtëm: https://forms.office.com/e/RB0dTgn3V0