RMV, sot ekipi i BE-së do të nisë misionin vlerësues për punën e Këshillit Gjyqësor

Siç njoftoi së fundmi ambasadori David Geer, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian po dërgon një mision vlerësues në Maqedoninë e Veriut për t’u fokusuar në funksionimin e Këshillit Gjyqësor, transmeton Portalb.mk.

“Një ekip ekspertësh nga shtetet anëtare të BE-së do të shqyrtojë kuadrin institucional të Këshillit Gjyqësor dhe do të propozojë masa afatshkurtra dhe afatmesme, duke përfshirë masa legjislative dhe institucionale, me qëllim që të forcohet pavarësia, paanshmëria dhe besueshmëria e këtij organi të rëndësishëm menaxhues për gjyqësorin”, deklarojnë nga Delegacioni i BE-së në Shkup.

Udhëheqësi i ekipit, Branko Hrvatin, ish-kryetar i Gjykatës Supreme të Kroacisë, do të vizitojë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër për të nisur misionin, duke identifikuar qëllimin e punës së ekipit. Puna do të përfundojë me mbështetjen e një ekipi ekspertësh nga shtetet anëtare të BE-së, të cilët do të vizitojnë Maqedoninë e Veriut në shtator 2023.

Branko Hrvatin

Euroambasadori Dejvid Gir këtë e paralajmëroi më 5 korrik në emisionin Top Tema në TV Telma. Giri sqaroi që tashmë kjo i është propozuar Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe shpreson se do të realizohet sa më shpejtë që është e mundur. Ai theksoi që duhet të korrigjohet puna e Këshillit Gjyqësor.

“Mendoj se turbulenca është fjala e duhur për këtë. Ne po e ndjekim këtë nga afër me shumë shqetësim. Këshilli Gjyqësor duhet të luajë një rol shumë të rëndësishëm. Ai duhet të mbrojë dhe promovojë pavarësinë, profesionalizmin dhe integritetin e gjyqësorit. Kjo është puna e tij. Është e qartë se nuk e bën këtë. Dhe atë që kemi parë së fundmi është vërtet. Zhvillimet e fundit janë shumë shqetësuese. Aq sa për këtë arsye i kemi propozuar Qeverisë që të sjellë këtu një mision vlerësimi të nivelit të lartë për Këshillin Gjyqësor, për të gjetur mënyrat se si t’i përgjigjemi pyetjeve për profesionalizmin, integritetin dhe pavarësinë, në mënyrë që ata të mund të kryejë punën e tyre në të ardhmen”, thotë Gir.

Ai sqaron se ai është grup këshilldhënës, mision vlerësues. Gir theksoi nevojën për sundimin e ligjit dhe rolin e Këshillit Gjyqësor.

Këshilli Gjyqësor më 4 maj, në seancën pas orarit të punës, të cilin e njoftoi në ueb-faqen e tij pak para fillimit, me tetë vota për kryetar të ri zgjodhi Sashko Georgiev.

Megjithatë, para kësaj, këshilli mbajti dy seanca të fshehta – në orën 13:30 dhe në orën 14:00. Në të parën votoi tërheqjen e vendimit fillestar për shkarkimin e Damevës. Më pas, i dyti me nëntë vota ka votuar mosbesimin dhe e ka shkarkuar. Vendimet për mbajtjen e seancave të mbyllura nga Këshilli Gjyqësor u arsyetuan me një dispozitë të ligjit që parashikon se publiku mund të përjashtohet për të mbrojtur reputacionin dhe integritetin e gjyqtarit ose kandidatit për gjyqtar. Mirëpo në dy seancat me dyer të mbyllura nuk është diskutuar fare për gjyqtar apo kandidat për gjyqtar.

Bashkimi Evropian (BE)Dejvid Gir (David Geer)Delegacioni i Bashkimit Evropian në RMVEurointegrime Negociata RMV-BEKëshilli Gjyqësor RMV
Comments (1)
Add Comment
  • Misioni vlerësues për Këshillin Gjyqësor të RMV-së: Nga diagnoza do varet edhe terapia – Portalb

    […] Misioni vlerësues për funksionimin e Këshillit Gjyqësor këto ditë po ngjall një interes të veçantë në opinion. Si fillim, të shohim se çfarë do të thotë “mision vlerësues”, siç është përkthyer në vendin tonë termi anglez “peer review mission”. Dallimi suptil është se në përkthimin tonë theksi vihet te vlerësimi, dhe jo te vetë procesi, që nënkupton termin origjinal “peer review “. Ky term është huazuar nga rrethi akademik ku nënkupton një shqyrtim, redaktim nga kolegë – ekspertë të fushës, zakonisht të artikujve të botuar në revista shkencore. Në organizatat ndërkombëtare ky është një mekanizëm përmes të cilit gjendje në një fushë të caktuar në një vend/organizatë shqyrtohen nga ekspertë ose kolegë të së njëjtës fushë nga vende të tjera. Qëllimi i këtij është që të kontribuojë në një shqyrtim objektiv të situatës – si në planin e rregullativave ashtu edhe në atë të zbatimit. Zakonisht ka si rezultat një raport dhe rekomandime. Një shembull për këtë është mekanizmi i GRECO-s në Këshillin e Evropës, i cili ka raunde të rregullta vlerësimi, të bazuar në misionet vlerësuese nga kolegë – ekspertë nga vende të tjera. (Të përmendim vetëm kalimthi se në këtë shembull konkret ekspertët maqedonas marrin pjesë në mënyrë të barabartë me kolegët e tyre nga shtetet e tjera anëtare të Këshillit të Evropës). […]