RMV, reagime për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin fillor dhe atë të mesëm

Platforma për Barazi gjinore reagoi ndaj propozimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për arsimin bazë, i cili ndryshoi nenin për mbrojtjen nga diskriminimi, transmeton Portalb.mk. 

Me këto vendime, sipas kësaj shoqate, Ministria e Arsimit është duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili kërkon që legjislacioni të respektojë këto dispozita.

“Ligji për arsimin fillor po ndryshohet për të zbatuar aktgjykimin e GJEDNJ-Elmazova dhe të tjerëve kundër Maqedonisë së Veriut, me të cilin do të bëheshin ndryshime ligjore për të parandaluar segregacionin e romëve në arsimin fillor. Platforma për Barazi Gjinore mirëpret dhe mbështet synimin fillestar të ndryshimit të Ligjit, por reagon ndaj përdorimit të një nisme të virtytshme për legalizimin e diskriminimit. Kjo procedurë paraqet shkeljen më të rëndë të të drejtave të fëmijëve, si dhe kërcënimin e drejtpërdrejtë të integritetit të tyre mendor dhe fizik”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut është “mesatarisht e përgatitur” në fushën e arsimit dhe kulturës, thuhet në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit. Në pjesën për arsimin thuhet autoritetet duhet të forcojnë koordinimin ndërmjet institucioneve në zhvillimin e legjislacionit. Të përmirësojnë kapacitetet në sistemin shkollor duke lejuar optimizimin dhe ristrukturimin e rrjetit shkollor duke rritur kështu efikasitetin e sistemit arsimor.

Barazi gjinoreLigji për Arsim FillorLigji për Arsim të MesëmMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)