RMV, një vit pasi kryeministri i paralajmëroi me pompozitet, vauçerët për pajisjet elektronike u shtynë deri pas zgjedhjeve

Thuajse një vit pas paralajmërimit të madh qeveritar se çdo student do të fitojë vauçer për furnizim të pajisjeve elektronike në vlerë prej 250 eurosh, të rinjtë në vend ende presim në realizimin praktik. Në vend të laptopëve ose tabletëve, studentët deri tani fituan vetëm deklarata dhe bindje të reja se procesi për aplikim për vauçerë do të fillojë “së shpejti”, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Në deklaratën e fundit të këtillë, nga Qeveria për Meta.mk thonë se dhënia e vauçerëve është shtyrë për shkak të zgjedhjeve lokale. Por, pakë është bërë e ditur se afati i paraparë ligjor për shfrytëzimin e vauçerëve është fundi i vitit 2025. Kështu që, nëse dihet që zgjedhjet do të përfundojnë nga mesi i nëntorit, duket se më shumë se 50.000 studentë do të duhet të furnizohen me pajisje elektronike në afat prej një muaj e gjysmë. Kjo do të thotë se në mesatare do të duhet të furnizohen nga 1.000 pajisje elektronike në ditë, çdo ditë, deri në fund të vitit.

Vauçerët për studentët nuk ishin paraparë në asnjërin nga programet për punë të partive në zgjedhjet e fundit parlamentare. Në tetor të vitit 2024, kryeministrit Hristijan Mickoski për herë të parë e paralajmëroi këtë masë në konferencën e 33-vjetorit të Unionit të të rinjve të VMRO-DPMNE-së në Ohër.

“Njoftoj se Qeveria do të mbështesë në muajt në vijim, përmes kritereve të qarta dhe një sistemi të qartë, vauçerë me vlerë prej 250 eurosh për pajisje elektronike, për të gjithë, e përsëris, për të gjithë studentët në vend, për të gjithë, deri te i fundit”, tha kryeministri Mickoski në fjalimin e tij.

Masa u theksua edhe në disa intervista dhe konferenca shtypi si një nga projektet kyçe me të cilët Qeveria do të tregojë se rinjtë janë prioritet. Megjithatë, thuajse një vit më vonë, rezultatet në terren janë pothuajse inekzistente.

“Pas finalizimit të negociatave me IT kompanitë, nga fundi i këtij viti do të sigurojmë më shumë hollësi për procesin, si dhe ufhëzime për atë se si të rinjtë do të mund t’i maksimizojnë përfitimet nga këto vauçerë”, potencoi zëdhënësja qeveritare Marija Miteva.

Qeveria në dhjetor të vitit 2024 kumtoi se në Buxhet janë siguruar mjetet për vauçerët dhe se të gjithë studentët do të jenë të përfshirë. Deri më sot, studentët i dinë kriteret ër paraqitje, mënyrë në të cilën do të realizohet e njëjta, por është më pak e kumtuar se Ligji për dhënie të vauçerëve parashikon se ato duhet të shfrytëzohen deri më 1 janar të vitit 2026. Tre muaj jo të plota nga tani.

“Shfrytëzuesit e vauçerëve për furnizim të pajisjeve elektronike nga neni 1 i këtij ligji, mund ta shfrytëzojnë vauçerin e dhënë më së voni deri më 1 janar të vitit 2026 tek operatori ekonomik, të cilët në bazë të thirrjes së publikuar publike janë zgjedhur dhe shkruar në Listën e operatorëve ekonomik për realizim të vauçerëve për furnizim të pajisjeve elektronike dhe kanë firmosur marrëveshje me Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për realizim të vauçerëve për furnizim të pajisjeve elektronike”, qëndron në nenin 8 nga Ligji për dhënie të vauçerëve.

Edhe pse korniza juridike ekziston, duke se implementimi praktik ka ngecur prej një viti. Justifikimi më i fundit për mospërmbushjen e premtimit janë zgjedhjet lokale.

Në pyetjen e Meta.mk, nga Qeveria u përgjigjën se procesi i aplikimit dhe shpërndarja e vauçerëve ende nuk ka filluar për shkak se për momentin janë shpallur zgjedhjet lokale.

“Shpërndarja do të fillojë pas përfundimit të procesit zgjedhor, për çka opinioni në kohë do të informohet. Qeveria është e vendosur që të sigurojë zgjedhje korrekte dhe demokratike, pa hapësirë për dyshime ose interpretim të gabuar. Për këtë arsye, realizimi do të ndodhë pas zgjedhjeve, me qëllim të transparencës së plotë  dhe respektimit të parimeve demokratike”, qëndron në përgjigjen e tyre.

Nga Qeveria thonë se mbeten “partner i të rinjve” dhe punojnë që t’i mbajnë në shtet. Ata bindin se masa do të zbatohet deri në afatin e fundit të paraparë me ligj.

“Qeveria është partner i të rinjve, për atë shkak përmes mbështetjes së ndryshme, masave dhe projekteve punojmë që t’i mbajmë të rinjtë në shtet, për shkak se pikërisht të rinjtë janë ardhmëria e shoqërisë. Punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi dhe kontribupjmë për jetë më të mirë për të gjithë, ardhmëri dhe prosperitet”, thonë nga Qeveria.

Ngjashëm si Qeveria, edhe nga Kuvendi Studentor Universitar pran Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” presin që procesi për aplikim për vauçerët për pajisjet elektronike të fillojë pas zgjedhjeve.

Kryetari i Kuvendit Studentor, Aleksandar Nikollovski potencon se ka qenë e pritur që procesi për shpërndarjen e vauçerëve të stagnojë.

“Prisnim që të zgjasë procesi sepse masa u paralajmërua vitin e kaluar, nuk kishte kurrfarë informate deri verës. Ndërkohë ne bëmë presion që kjo masë të ridedikohet për shpenzime të tjera të domosdoshme të lidhura me rikonstruksionin e konvikteve, ndërtesat e Fakultetit për Kulturë Fizik dhe Fakultetit për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike dhe kështu me radhë, por nga Qeveria vendosën se do ta vazhdojnë këtë proces. Sipas Ligjit, do të duhet që deri në fund të vitit të përfundojë procesi”, deklaroi Nikollovski.

Mbetet të shihet se kur saktësisht do të fillojë aplikimi dhe shpërndarja e vauçerëve.

Vauçerët prej 250 eurove për pajisjet elektronike për studentët fillimisht u paralajmëruan në tetor 2024 nga kryeministri Hristijan Mickoski, por që atëherë e deri tani studentët nuk i kanë marrë të njëjtat.   Kujtojmë se, më 15 korrik, shumica parlamentare e dorëzoi në Kuvendin e RMV-së propozim-ligjin me të cilin mundësohet ndarja e vauçerëve për studentët- 250 euro, me të cilët ata mund të blejnë kompjuterë apo tabletë. Ndërkaq, i njëjti u miratua më 24 korrik. 

CTRL Z – CTRLZMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Qeveria e Maqedonisë së VeriutStudentëTë rinj - Rini - Rinia