Komisioni Rregullator i Energjetikës ka miratuar vendim me të cilin prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen derivatet, njofton Portalb.mk.
Benzina Eurosuper BS-95 dhe BS-98, por edhe Eurodizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shtrenjtohen për 1,5 denarë për litër.
Çmimet e reja:
- Benzina Eurosuper BS-95: 81,50 denarë për litër
- Benzina Eurosuper BS-98: 83,50 denarë për litër
- Eurodizeli: 70,50 denarë për litër
- Vaji ekstra i lehtë: 69 denarë për litër
- Mazuti: 40.526 denarë për kilogram