Të martën më 12 gusht, drejtoresha e Gjimnazit nga Demir Hisari, Maja Llozanovska, do të paraqitet në bisedë informative në stacionin policor, tha avokati i saj Zharko Stevanovski. Pastaj do të kërkojnë nga shefi i SPB Demir Hisar në prezencë të tij të shkohet në shkollë me qëllim që të konstatohet se kush ka hyrë në hapësirat e shkollës një ditë para shpalljes së zgjedhjeve – 8 gusht, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.mk.
“Njëherit do të kërkojmë edhe të zbardhen çështjet kontestuese rreth ligjshmërisë në procedurë që të veprohet urdhri për bastisje, gjegjësisht të konfirmohet në bazë të cilit denoncim dhe në bazë të çfarë dëshmive SPB Demir Hisar i bëri të besueshme bazat për dyshim për një krim të kryer para Prokurorisë Publike të Manastirit mbi të cilin është lëshuar urdhri për bastisje”, tha Stevanovski.
Të shtunën në mbrëmje policia kreu bastisje në shtëpinë e Llozanovskës duke e kërkuar vulën e shkollës. Paraprakisht gjykata e kishte pranuar kërkesën për bastisje për shkak të dyshimit për vepër penale falsifikim dhe shkatërrim të librave zyrtar. Gjatë bastisjes, Llozanovska ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe në pushim mjekësor, ndërsa shefi i SPB Demir Hisar, i cili ishte prezent në ngjarje deklaroi se edhe me barelë do të dërgohet në polici për bisedë informative. Avokati kundërshtoi këtë, duke thënë se ai kishte një urdhër për bastisje, e jo për privimin e saj nga liria.
Nga Prokuroria sot thanë se njoftim me shkrim nga MPB-ja deri te ata nuk ka mbërritur lidhur me atë se nëse është gjetur vula e shkollës dhe se nëse janë dorëzuar kallëzime penale për rastin.
Avokati i Llozanovskës për SDK.mk deklaroi se qëllimi ka qenë që ajo të shkarkohet nga funksioni i drejtorit, që para shpalljes së zgjedhjeve të përfundojnë tre punësime në shkollë.
Kryetari i Demir Hisarit, Nikolla Najdovski deklaroi se situata është vetëm dramë, nuk ka prapavijë politike, e as punësime.
“Është vepruar pas vendimit nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit i cili konstatoi kundërvajtje të mëdha në punën e drejtoreshës. Më ka obliguar që menjëherë ta shkarkojë drejtoreshën. Ndërsa gjithashtu e obligon edhe Këshillin që urgjentisht ta shkarkojë këshillin shkollor për shkak se edhe ai mban përgjegjësi”, tha Najdovski.
Ai nuk tregoi se cilët janë parregullsitë që i ka bërë Llozanovska për shkak se dokumenti ka qenë i gjatë dhe nuk e ka pasur në zyrë.
Më 8 gusht me urdhër gjyqësor, inspektorë policorë nga MPB-ja kanë realizuar bastisje në shtëpinë, hapësirat zyrtare dhe automobilin e drejtoreshës së Shkollën e mesme “Kërste Petkov Misirkov” në Demir Hisar, Maja Llozanovska.