Agjencia për Ushqim dhe Veterinari(AUV) solli vendim me të cilin e ndaloi përdorimin e ujit në rajonin e Strumicës për shkak të prezencës së rritur të manganit dhe bakterieve koliforme, njofton Portalb.mk.
Kjo pason pasi Agjencia ka marrë njoftim nga Ndërmarrja publike “Komunalec”-Strumicë dhe Qendra për Shëndet Publik – Strumicë se pas testimeve të bëra laboratorile është konfirmuar se uji në sistemin ujësjellës në Strumicës nuk është i sigurtë për përdorim.
Ndërmarrjes publike, siç kumtuan nga AUV, i është urdhëruar që t’i informojë qytetarët që të mos e përdorë për pije ujin nga ujësjellësi i qytetit dhe të sigurojë ujë të pijshëm për qytetarët, deri në sigurimin e ujit të sigurtë në sistemin ujësjellës të qytetit.