RMV, Antikorrupsioni me dyshime për korrupsion rreth korridorit 8 dhe 10D

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka dyshime për korrupsion për korridoret 8 dhe 10D, andaj ka vendosur që para Prokurorisë Themelore Publike të paraqesë një analizë lidhur me pretendimet që kanë të bëjnë me miratimin e ligjit dhe lidhjen e kontratës me konzorciumin “Bektel-Enka, raporton Alsat.

Sipas anëtares së Antikorrupsionit, Katica Nikollovska, nëse merret parasysh se kontrata për ndërtimin e 109 kilometrave autostradë në vlerë prej 1,3 miliardë është e shënuar si konfidenciale, kjo ngre dyshime për korrupsion të mundshëm. Nikollovska tha se indikacione për sjellje joadekuate dhe të kundërligjshme të personave të caktuar.

Analiza e Komisionit Antikorrupsion, siç u tha pas prezantimit të saj, tregon se ka rreziqe të korrupsionit, por që tani për tani nuk ka asgjë konkrete dhe se institucionet kompetente duhet të vazhdojnë ta monitorojnë këtë rast.

“Memorandumi është nënshkruar, por deri më tani nuk është publikuar në opinion. Më pas një grup deputetësh ka dorëzuar projektligj dhe pas 15 ditësh është miratuar Kuvend me procedure të shpejtuar. Veprimi i këtillë i Qeverisë i referohet sjelljes së koordinuar dhe një sërë aktivitetesh që hedhin dyshime për përfitime të paligjshme. Veprimtaritë e përfaqësuesve të qeverisë për lidhjen e marrëveshjes, mund të vlerësohen si në kundërshtim me ligjin për lobim”, deklaroi Katica Nikollovska, anëtare e Antikorrupsionit.

Ndryshe, më 27 tetor të vitit të kaluar, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 195-të solli vendime për aprovim të projekteve urbanistike për akset rrugore Tetovë-Gostivar dhe Gostivar-Bukojçani, të cilët janë pjesë e Korridorit 8.

Më 8 mars, qeveria nënshkroi kontratën për ndërtimin e autostradave nga korridoret 8 dhe 10-d me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka”. Projekti peshon 1.3 miliardë euro dhe përfshin ndërtimin e gjithsej 110 kilometra autostradë. Projekti pritet të përfundojë më 31 dhjetor 2027.

Komisioni për Antikorrupsion RMVKorridori 10Korridori 8Ministria e Transportit dhe Lidhjeve (MTL)