RMV, Aleksandar Nikolovski u zgjodh kryetar i parë i Trupit kombëtar të studentëve

Trupi Kombëtar Studentor i sapoformuar zgjodho kryetarin e parë – Aleksandar Nikollovskin, i cili është edhe kryetar i Kuvendit Studentor Universitar të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (KSU UKM), transmeton Portalb.mk.

Nikollovski u zgjodh në seancën e dytë të këtij organi, e cila u mbajt të shtunën, në të cilën kryetarët e kuvendeve studentore nga Universiteti “Shën Klimenti i Ohriti” – Manastir, Universiteti “Goce Dellçev” – Shtip, Universiteti i Evropës Juglindore, Universiteti Amerikan në Evropë FON dhe Universiteti Kolegji Amerikan  Shkup.

Në programin e Nikollovskit, ndër synimet afatshkurtëra janë angazhimet që Trupi Kombëtar Studentor të bëhet përfaqësues zyrtar i studentëve në vend me ndryshimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, si dhe të përfshijë në punë Manifestin e Studentëve, si dhe dokumente të tjera, në të cilat shprehen zotimet për të drejtat dhe standardet e studentëve.

Nikollovski paralajmëron ngritjen e aktivizmit studentor dhe bashkimin e këtij trupi në Këshillin Rinor Kombëtar të Maqedonisë (KRKM) dhe Unionin Studentor Evropian.

Ndër synimet afatgjata, në programin e kryetarit të parë të Trupit kombëtar studentor, renditen arsimi i lartë falas në universitetet publike, përmirësimi i standardeve studentore, digjitalizimi dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve të Maqedonisë.

Trupi kombëtar studentor synon të përfaqësojë formën më të lartë të unifikimit të kuvendeve studentore universitare në vend.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Studentë