Gjatë shtatorit sivjet, në territorin e gjithë shtetit, Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar kontrolle të orientuara drejt zbulimit dhe sanksionimit të kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e automjeteve të lehta elektrike (trotinetëve elektrikë), me ç’rast janë konstatuar gjithsej 871 kundërvajtje, njofton Portalb.mk.
Sipas të dhënave të Sektorit për punë të trafikut pranë MPB-së, pjesa më e madhe e kundërvajtjeve, gjegjësisht 377, u dedikohen mosmbajtjes së helmetës.
Numri më i madh i kundërvajtjeve janë evidentuar në zonën e SPB Manastir – 290 kundërvajtje. Njësia mobile për sigurinë e trafikut rrugor ka konstatuar 167 kundërvajtje, SPB e Ohrit 125 kundërvajtje, SPB e Strumicës 113, ndërsa kundërvajtjet e tjera janë konstatuar në zonat e sektorëve të tjerë për punë të brendshme.
Në kuadër të kontrolleve janë evidentuar edhe tetë raste të veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal.
Përveç kësaj, janë konstatuar edhe 5.362 kundërvajtje të kryera nga pjesëmarrës të tjerë në trafik. Për të gjithë kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masa përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore.