Rënie e numrit të të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriut, ky është sektori më i goditur

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rënie e numrit të të punësuarve në industri, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rënie më e madhe u regjistrua te sektori i minierave dhe guroreve, transmeton Portalb.mk.

“Numri i të punësuarve në industri është zvogëluar për 2.6% në muajin korrik të vitit 2026 krahasuar me muajin korrik të vitit 2025”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në periudhën janar-korrik kemi më pak të punësuar për 2.8 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në repartin për prodhimin e veshjeve kemi rënie më të madhe (11.6 përqind), ndërkohë rritje më e madhe u regjistrua te prodhimi i produkteve kompjuterike (15.1 përqind).

 

Agjencia për Punësim RMVPunësime partiakeZonë e lirë industriale RMV