Rënie e numrit të të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rënie e numrit të të punësuarve për 3.6 përqind në industri gjatë muajit janar, krahasuar me janarin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit janar të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 6.2 % në sektorin Industria përpunuese për 3.6 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.5 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rënie më e madhe e numrit të të punësuarve u regjistrua në sektorin e përpunimit të drurit (17.1 %), ndërsa rritje më e madhe te prodhimi i produkteve kompjuterike, elektronike dhe optike (11 %).

Agjencia për Punësim RMVFabrikëPapunësiPapunësia te të rinjtëPunëtor(e) PunëTë drejtat e punëtorëveZonë e lirë industriale RMV