Nesër dhe pasnesër (13 dhe 14 nëntor) do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni në Shkup për shkak të vizitës zyrtare nga delegacioni bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se regjimi i posaçëm do të zbatohet në zonën qendrore të kryeqytetit.
MPB apeloi që qytetarët të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë.
Përndryshe, RMV-ja në mënyrë që të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, duhet të bëjë ndryshimet kushtetuese, që nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë, në të kundërtën procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.