Në kulmin e sezonit turistik, pika kufitare e Qafë Thanës është përballur me radhë kilometrike automjetesh. Shqiptarët e Maqedonisë preferojnë plazhet shqiptare për të kaluar ditët e nxehta të verës, por njëkohësisht edhe peisazhe e mrekullueshme të vendit, raporton ABC.
Në këtë doganë, punohet me një sportel në hyrje dhe një në dalje, ndërkohë shtimi i sporteleve varet nga pala maqedonase.
Policia kufitare bëri të ditur se shkak për këto radhë janë bërë disa ndërprerje të rrjetit të sistemit TIMS për shkak të mbingarkeses.