Qyteti i Shkupit gjobiti qytetarë për hedhjen e paligjshme të mbeturinave dhe mbeturinave të rënda në tre lokacione

Shërbimet inspektuese të Qytetit të Shkupit mbrëmë kanë hasur persona të cilët në mënyrë ilegale kanë hedhur mbetje ndërtimore dhe mbeturina në tri lokacione në qytet, njoftoi kryetari i qytetit, Orce Gjorgjievski, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimit të tij në rrjetet sociale, dy nga lokacionet janë në Aerodrom, ndërsa i treti ndodhet në rrugën “Franklin Ruzvelt” në zonën qendrore të qytetit.

Gjorgjievski theksoi se me një hedhje të tillë të mbeturinave “drejtpërdrejt rrezikohen mjedisi jetësor, shëndeti i qytetarëve dhe pamja e qytetit tonë”.

Ai njoftoi se personat përgjegjës janë gjetur dhe evidentuar, pas së cilës kanë marrë urdhër që menjëherë t’i largojnë mbeturinat nga të tria lokacionet.

Përveç kësaj, sipas kryetarit të qytetit, ata duhet të paraqiten në Qytetin e Shkupit, ku do t’u shqiptohet gjobë në të holla në përputhje me dispozitat ligjore.

Në njoftim thuhet gjithashtu se mbeturinat duhet të dërgohen në një deponi përkatëse, me paraqitjen e detyrueshme të fletës së peshimit si dëshmi.

Gjorgjievski ka porositur gjithashtu se, nëse kjo nuk realizohet, do të pasojnë sanksione të reja.

Ndotja e tokës mbeturinaOrce GjorgjievskiQyteti i Shkupit