Qyteti i Shkupit do të paguajë subvencione për qytetarët që aplikuan për kondicionerë inverter të blerë në vitin 2025

Qyteti i Shkupit do të paguajë subvencione për kondicionerët inverter të blerë në vitin 2025. Qyteti i Shkupit do të rimbursojë kostot e blerjes së pajisjes në shumën deri në 20,000 denarë për familje për të gjithë qytetarët që kanë aplikuar në thirrjen publike të shpallur në qershor të këtij viti, ndërsa tatimi mbi të ardhurat personale do të mbulohet plotësisht nga Qyteti, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë masë, mbështesim familjet që kanë investuar në blerjen e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë në vitin 2025, gjë që do të sjellë kosto më të ulëta, efikasitet më të lartë energjetik dhe kushte dukshëm më të mira jetese. Duke investuar në kondicionerë, po bëjmë një hap përpara drejt një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm. Me konsum të reduktuar të energjisë dhe emetime më të ulëta, ato kontribuojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen e ajrit dhe krijimin e një Shkupi më ekologjik dhe të qëndrueshëm”, tha kryetari i Qytetit Orce Gjorgjievski.

Ai njoftoi se në periudhën e ardhshme do të shpallen thirrje të reja publike për subvencione.

Qyteti i Shkupit, në qershor të këtij viti, shpalli Thirrje Publike me qëllim rritjen e përdorimit të kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë për ngrohje, të cilët janë më ekonomikë, me efikasitet energjetik dhe miqësorë me mjedisin, banorët që kanë blerë një pajisje në vitin 2025 do të rimbursohen për shpenzimet deri në 20.000,00 denarë për familje.

Banorët e Qytetit të Shkupit që kanë blerë kondicioner inverter për ngrohjen e një familjeje në periudhën nga 01.01.2025 deri në përfundim të thirrjes publike kishin të drejtë të merrnin pjesë në thirrjen publike, të cilët do të paraqesin kërkesë për rimbursim të shpenzimeve.

EkologjiQyteti i Shkupit