Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar që veturat prej nesër në komunikacion duhet të kenë pajisjet dimërore dhe gomat e dimrit. Kjo duhet të vlejë deri më 15 mars, transmeton Portalb.mk
“Goma dimërore konsiderohen ato goma që në anën e tyre anësore kanë shenjën „MS“, „M+S“, „M & S“ dhe simbolin e fjollës së borës në një mal të stilizuar me tri maja”, sqaroi Policia.
Automjetet me goma dimërore duhet të kenë thellësi katër milimetra, ndërsa automjetet 4×4 duhet të kenë goma dimërore me thellësi 6 mm.
“Goma me profil veror në të katër rrotat, me thellësi të profilit të sipërfaqes shkelëse, sipas vëllimit dhe gjerësisë, prej së paku 4 mm, nëse automjeti në pajisjet e tij ka zinxhirë bore me madhësi të përshtatshme për rrotat lëvizëse ose pajisje të tjera ndihmëse përkatëse”, sqaroi Policia, ndërsa automjetet me peshë mbi 3 500 kg, gomat dimërore duhet të jenë me thellësi 6 mm.