Qeveria e RMV-së në seancë të jashtëzakonshme do të ulë akcizat për benzinën dhe dizelin

Qeveria sot në seancën e jashtëzakonshme vendosi për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme dhe për të ulur taksat e akcizës për benzinën dhe dizelin, transmeton Portalb.mk.

“Me vendimin e miratuar për uljen e akcizave mundësohet amortizimi i një pjese të rritjes së çmimeve. Sipas përllogaritjeve të Qeverisë, pa këtë ndërhyrje, çmimi me pakicë i benzinës do të ishte rritur për rreth 4 denarë për litër, ndërsa me këtë masë pritet një rritje prej rreth 3 denarësh për litër. Sa i përket naftës, pa vendimin e Qeverisë çmimi do të ishte rritur për rreth 8 denarë për litër, ndërsa me uljen e akcizës pritet një rritje prej rreth 6 denarësh për litër”, sqaroi Qeveria.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot se qeveria po përballet me sfida të diktuara nga situata në Gjirin Persik dhe konflikti midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, i cili po shkakton rritjen e çmimeve të naftës në bursat botërore.

Mickoski pret që ulja e taksave të akcizës për benzinën dhe naftën do të ndalojë rritjen e çmimit të derivateve të naftës, dhe ai gjithashtu pret që çmimet në vend të mbeten më të ulëtat në rajon.

Çmimi i benzinësDizelQeveria e Maqedonisë së Veriut