Mbrëmë qytetarë dhe të rinjë janë mbledhur në proteste para godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, transmeton Euronews.al.
Protesta, e cila është shoqëruar me thirrje të herëpashershme kundër qeverisë, ka marrë një kthesë tjetër.
Në shenjë simbolike të pakënaqësisë, disa nga protestuesit kanë vendosur të gjuajnë me topa futbolli në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Forca të shumta të policisë janë pozicionuar rreth perimetrit të institucionit për të garantuar rendin dhe sigurinë, ndërkohë që tubimi ka vijuar pa përplasje ndryshe nga protestat e mëparshme.